Vjollcë Berisha

Biografia

Vjollcë Berisha ka qenë Sekretare e përgjithsme (2022) dhe Kryetare e Asamblesë së Gruas në Aleancën për Shqiptarët (nga 2021) si dhe Këshilltare komunale në Komunën e Tetovës (2009-2017). Momentalisht është Anëtare e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët.
Studimet deridiplomike për letërsi i ka kryer në Universitetin e Tetovës (2006), Magjistraturën në fushën e letërsisë poashtu në Universitetin e Tetovës (2010) dhe Doktoraturën në fushën e letërsisë në Universitetin e Tiranës (2021).


Nga 2006 është Pedagoge në Universitetin e Tetovës, në Departamentin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Mbulon seminaret në lëndët: Histori e letërsisë shqipe – Poezi e sotme shqipe, Prozë e sotme shqipe, si dhe lëndën Teori e letërsisë. Aktualisht është Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kontakto në:

Skip to content