Kongresi

Kongresi është organi më i lartë i partisë, që numëron nga 650 deri më 700 delegatë.  Mënyra e punës së Kongresit përcaktohet me rregulloren për punën e tij.

 

Kongresi i Partisë ka kompetencat vijuese:

 

  • Miraton Statutin dhe ndryshimet e Statutit;
  • Miraton programin dhe veprimet kryesore të Partisë;
  • Përcakton vizionin për zhvillimin e Partisë;
  • Miraton raportin e organeve dhe trupave të Partisë;
  • Në përputhshmëri me rregulloren për punë të Kongresit zgjedh me votim të fshehtë anëtarët Kuvendit të Partisë;
  • Në përputhshmëri me rregulloren për punë të Kongresit zgjedh me votim të fshehtë Kryetarin e Partisë;
  • Me shumicë 2/3 bën shkarkimin e Kryetarit të Partisë;
  • Me propozim të Kuvendit të Partisë bën emërimin e Kryetarit të nderit të Partisë;
  • Me shumicë 2/3 sjell vendim për shpërbërje të Partisë ose bashkimin e saj me ndonjë parti tjetër;
  • Themelon këshillin e nderit të Partisë;
  • Miraton Kodeksin Etik të Partisë;
  • Sjell rregulloren për punën e Kongresit;
  • Përcakton emrin dhe vendos për ndryshim të emrit të Partisë;
  • Përcakton emblemën dhe vendos për ndryshim të emblemës së Partisë,
  • Përcakton himnin dhe vendos për ndryshimin e tij;
  • Përcakton flamurin dhe vendos për ndryshimin e tij;
  • Në përputhje me rregulloren për punë të Kongresit formon trupat punues të tij;
  • Delegon kompetenca te trupat dhe organet e tjera të Partisë deri në mbledhjen e ardhshme të Kongresit;
  • Sjell akte të tjera të përcaktuara me këtë
Skip to content