Kuvendi i partisë

Kuvendi i Partisë ka kompetencat vijuese:
 
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Kryesisë së Partisë,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë zgjedh kryetarin e Akademisë,
  • Miraton Platformën e Partisë,
  • Debaton për çështje aktuale politike, juridike dhe socio-ekonomike dhe merr qëndrim rreth tyre,
  • Përkujdeset për realizimin e përcaktimeve programore të Partisë,
  • Përcakton propozim-raport për punën e Partisë që do t’i dorëzohet Kongresit,
  • Miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Partisë,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë emëron komisionin për çështje financiare të Partisë,
  • Miraton listat e kandidatëve për deputet,
  • Miraton kandidaturat për kryetar komune,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë vendos për plotësimin e vendeve të zbrazura të Kuvendit të Partisë,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë sjell vendime për lidhje të bashkëpunimit me parti simotra jashtë vendit,
  • Sjell rregullore për funksionimin e vet,
  • Themelon komisione dhe trupa të tjerë punues,
  • Përcakton lartësinë e taksës së anëtarësisë, si dhe mënyrën e arkëtimit të saj,
  • Merr iniciativë për formimin e Asamblesë së Gruas,
  • Merr iniciativë për formimin e Forumit Rinor,
  • Kryen obligime të tjera të përcaktuara me këtë statut ose me autorizim të veçantë të Kongresit të Partisë.
Skip to content