Informacione me karakter publik

Lista me informacion publik

Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë në informacion me karakter publik (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 101/2019), nenit 1 dhe 9 të Udhëzimit për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacion publik (Nr. 01-158/1 nga 04.03.2020) partia Aleanca për Shqiptarët ka përgatitur dhe publikon:

Lista me informacion publik

    1. Informacion lidhur me veprimtarinë e partisë politike, të cilat janë të përcaktuara me ligje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe aktet e partisë politike.
         – Statuti
         – Programi i partisë
    2. Të dhënat bazë të kontaktit të partisë politike, si në vijim: emri, adresa, numri i telefonit, numri i faksit, adresa e postës elektronike dhe adresa e faqes në internet
    3. Të dhëna për kryetarin e partisë (biografia) dhe të dhëna bazë për organet e partisë
    4. Informacionet bazë për kontakt me zyrtarin për ndërmjetësimin e informimit në partinë politike, si në vijim: emri dhe mbiemri, adresa e postës elektronike dhe numri i telefonit
    5. Lista e personave të punësuar në partinë politike me pozitë, email zyrtar dhe telefon zyrtar
    6. Ligjet që rregullojnë mënyrën, kushtet dhe procedurën për themelimin, regjistrimin dhe shuarjen e partive politike; i cili rregullon mënyrën dhe procedurën e sigurimit të mjeteve financiare, disponimin e mjeteve për punën aktuale dhe veprimtarinë e partisë politike, si dhe mënyrën e kontrollit të financimit dhe të funksionimit financiar dhe material të partive politike; të cilat rregullojnë mënyrën e formimit, organizimit, funksionimit dhe financimit të qendrave kërkimore-analitike partiake të partive politike:
          -Ligji për partitë politike
          -Ligji për financimin e partive politike
          -Ligji për Qaje të lirë në informacionin publik
          -Ligji për Qendrat Kërkimore dhe Analitike të Partive
          -Ligjet zgjedhore
          -Ligji për Kontabilitetin e Organizatave Jofitimprurëse
          -Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
          -Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit
    7. Informacion për të hyrat nga Buxheti i Republikë së Maqedonisë së Veriut (neni 9 dhe neni 10 i Ligjit për financimin e partive politike)
    8. Informacion në lidhje me të ardhurat nga anëtarësia
    9. Informacion lidhur me Regjistrin e donacioneve, përkatësisht Raportin për donacionet e pranuara
    10. Raporti financiar vjetor (për vitin paraprak, i cili dorëzohet në ESHA, DAP në pajtim me nenin 27 të Ligjit për financimin e partive politike)
    11. Informacion për të hyrat nga shitja e materialit promovues dhe propagandues
    12. Informacion në lidhje me të ardhurat e veta të partisë politike, p.sh. nga qiraja e pasurive të tundshme dhe të patundshme të palrtisë, interesi nga depozite të depozituara në bankë, të ardhurat nga emetimet e shtypura ose të tjera, etj.
    13. Informacion në lidhje me të hyrat nga kredia/at, përkatësisht raportin financiar për punët materialo- financiare të palës nëse siguron mjete nga kredia (llogaria e veçantë bankare)
    14. Informacion lidhur me të hyrat e marra nga Ministria e drejtësisë për financimin e qendrave kërkimore-analitike partiake (neni 10-a i Ligjit për financimin e partive politike), përkatësisht raportin financiar për funksionimin materialo-financiar të qendrës kërkimore-analitike partiake në partia (llogari e veçantë bankare)
    15. Raport me formular për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për 10 ditët e para të fushatës zgjedhore
    16. Raport me formular për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore
    17. Raport financiar total me specifikim për shpenzimet për të hyrat dhe shpenzimet në fushatën zgjedhore pas zgjedhjeve
    18. Raport i auditimit nga auditimi i kryer nga Enti shtetëror për auditim të raportit financiar të partisë politike nga fushata zgjedhore pas zgjedhjeve
    19. Raport vjetor për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacion publik, i cili është dorëzuar në Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacion publik në vitin aktual për vitin paraprak
    20. Raport vjetor për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacion publik për vitin 2020
    21. Raport vjetor për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacion publik për vitin 2021
    22. Formular – kërkesë për qasje të lirë në informacion publik dhe formulari i ankesës
        -Kërkesa për qasje në informacion publik
        –Formulari i ankesës
    23. Informacion lidhur me shumën e kompensimit për shpenzimet materiale për informacionin e dhënë, të përcaktuar nga Qeveria e RMV-së, në pajtim me nenin 28 paragrafi 3 të Ligjit për Qasje të lirë në informacion publik, përkatësisht Vendimin  për caktimin e kompensimit për kostot materiale për informacionin e dhënë.
Skip to content