Asambleja e gruas

Rreth nesh

Asambleja e Gruas e Aleancës për Shqiptarët realizon aktivitetin e vet duke u mbështetur në programin e saj, në përputhje me Statutin dhe Programin politik të ASH-së. Anëtarësimi në Asamblenë e Gruas është vullnetar. 

Veprimtaria e Asamblesë së Gruas financohet nga Fondi i ASH-së, nga donatorët dhe burime të tjera, në pajtim me ligjet në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryesia e ASH-së në fillim të çdo viti i ndan një buxhet vjetor për mbështetjen e veprimtarisë dhe aktiviteteve të Asamblesë së Gruas. Kryesia e Asamblesë së Gruas, Kryetarja dhe Përgjegjësja për financa janë përgjegjës për menaxhimin me buxhetin e Asamblesë dhe raportimin e rregullt për të.

Mision i Asamblesë së Gruas është fuqizimi dhe integrimi i vajzave dhe grave në jetën politike dhe shoqërore përmes pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të tyre, duke u bazuar në principet e lirisë, pavarësisë e demokracisë dhe vlerat Euro-Atlantike.

Aktivitetet e Asamblesë së Gruas janë të udhëhequra nga këto principe:

  • Vendimmarrja demokratike dhe transparente
  • Përgjegjësia ndaj interesave të anëtarësisë
  • Dialogu dhe hapja ndaj ideve të reja
  • Përkushtimi, vullnetarizmi dhe kolegialiteti

Çfarë synojmë ne?

Artikulimi, promovimi dhe avokimi i politikave dhe interesave të vajzave dhe grave brenda ASH-së dhe institucioneve qeveritare.

Rritja e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në proceset e vendimmarrjes partiake dhe qeveritare

Përgatitja dhe ngritja e kapaciteteve profesionale dhe politike të anëtarësisë.

Rekrutimin e vajzave dhe grave në ASH

Zhvillimin e demokracisë

Drejtësi sociale

Skip to content