Organizimi

Kongresi

Kongresi është organi më i lartë i partisë, që numëron nga 650 deri më 700 delegatë.  Mënyra e punës Kongresit përcaktohet me rregulloren për punën e tij.

 

Kongresi i Partisë ka kompetencat vijuese:

  • Miraton Statutin dhe ndryshimet e Statutit;
  • Miraton programin dhe veprimet kryesore Partisë;
  • Përcakton vizionin për zhvillimin e Partisë;
  • Miraton raportin e organeve dhe trupave Partisë;
  • përputhshmëri me rregulloren për punë të Kongresit zgjedh me votimfshehtë anëtarët Kuvendit të Partisë;
  • përputhshmëri me rregulloren për punë të Kongresit zgjedh me votimfshehtë Kryetarin e Partisë;
  • Me shumicë 2/3 bën shkarkimin e Kryetarit të Partisë;
  • Me propozimKuvendit të Partisë bën emërimin e Kryetarit të nderit Partisë;
  • Me shumicë 2/3 sjell vendim për shpërbërje Partisë ose bashkimin e saj me ndonjë parti tjetër;
  • Themelon këshillin e nderit të Partisë;
  • Miraton Kodeksin Etik të Partisë;
  • Sjell rregulloren për punën e Kongresit;
  • Përcakton emrin dhe vendos për ndryshimemrit të Partisë;
  • Përcakton emblemën dhe vendos për ndryshim të emblemës Partisë,
  • Përcakton himnin dhe vendos për ndryshimin e tij;
  • Përcakton flamurin dhe vendos për ndryshimin e tij;
  • përputhje me rregulloren për punë Kongresit formon trupat punuestij;
  • Delegon kompetenca te trupat dhe organet e tjera të Partisë derimbledhjen e ardhshme të Kongresit;
  • Sjell akte të tjera përcaktuara me këtë Statut.
 
Kryetari i Partisë (kliko për më shumë)
 
Kuvendi i Partisë

Kuvendi i Partisë ka kompetencat vijuese:

  • Me propozim të Kryetarit të Partisë zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Kryesisë së Partisë,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë zgjedh kryetarin e Akademisë,
  • Miraton Platformën e Partisë,
  • Debaton për çështje aktuale politike, juridike dhe socio-ekonomike dhe merr qëndrim rreth tyre,
  • Përkujdeset për realizimin e përcaktimeve programore të Partisë,
  • Përcakton propozim-raport për punën e Partisë që do t’i dorëzohet Kongresit,
  • Miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Partisë,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë emëron komisionin për çështje financiare të Partisë,
  • Miraton listat e kandidatëve për deputet,
  • Miraton kandidaturat për kryetar komune,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë vendos për plotësimin e vendeve të zbrazura të Kuvendit të Partisë,
  • Me propozim të Kryetarit të Partisë sjell vendime për lidhje të bashkëpunimit me parti simotra jashtë vendit,
  • Sjell rregullore për funksionimin e vet,
  • Themelon komisione dhe trupa të tjerë punues,
  • Përcakton lartësinë e taksës së anëtarësisë, si dhe mënyrën e arkëtimit të saj,
  • Merr iniciativë për formimin e Asamblesë së Gruas,
  • Merr iniciativë për formimin e Forumit Rinor,
  • Kryen obligime të tjera të përcaktuara me këtë statut ose me autorizim të veçantë të Kongresit të Partisë.
 
Kryetari i Kuvendit (kliko për më shumë)
 
 
Kryesia e Partisë 

Kryesia e Partisë si organ politik-vendimmarrës është organi më i lartë ekzekutiv i Partisë dhe numëron nga 21 deri në 51 anëtarë.

Kryesia e Partisë ka kompetencat në vijim:

  • Përkujdeset për implementim të vendimeve të marra nga Kuvendi i Partisë,
  • Debaton në lidhje me Platformën e Partisë,
  • Propozon ndryshime të Statutit të Partisë,
  • Propozon ndryshim të Programit të Partisë,
  • Kryesia e Partisë ia propozon Kuvendit të Partisë listën e kandidatëve të mundshëm për deputetë.
  • Kryesia e Partisë ia propozon Kuvendit të Partisë kandidatët e mundshëm për kryetar komune.
  • I ndërton dhe implementon qëndrimet politike të Partisë.
  • Bën emërim të bartësve të funksioneve shtetërore.
  • Mban llogari për respektim të dispozitave të Kodeksit etik të Partisë.
  • Vendos për çështje të tjera në përputhje me këtë Statut.
  • Kryen obligime të tjera të deleguara nga ana e Kuvendit të Partisë.
 
Akademia

Akademia është organ strategjik-këshillëdhënës i Partisë.

Aktivitet parësor i Akademisë është ndërtimi i politikave strategjike për veprim të Partisë në të gjitha nivelet. Ajo i përgatit të gjitha aktet normative, duke filluar prej Statutit, Platformës, Strategjisë afatshkurte, afatmesme, afatgjate etj.

Akademia ka për obligim t’i ndihmojë profesionalisht, në të gjitha aspektet, bartësit e funksioneve nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

 

Asambleja e Gruas

Asambleja e Gruas e Aleancës për Shqiptarët është organizatë politike e vajzave dhe grave, anëtare dhe simpatizante të Aleancës për Shqiptarët. Organizimi, funksionimi, si dhe mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të bartësve të funksioneve të Asamblesë së Gruas rregullohen me rregullore të veçantë, të bazuar në parimet themelore të Statutit.

 
Forumi Rinor

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët është organizatë politike e të rinjëve, anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët.

Organizimi, funksionimi, mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të bartësve të funksioneve të Forumit Rinor rregullohen me rregullore të veçantë, të bazuar në parimet e Statutit.

 
Këshilli mbikëqyrës

Këshilli mbikëqyrës mbikëqyr punën administrative të Kryesisë së Partisë. Për punën administrative dhe punët financiare i jep raport Kuvendit të Partisë 1 herë në vit. Këshilli mbikëqyrës përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët janë anëtarë të Kuvendit të Partisë, ndërsa nuk janë të përfaqësuar në Kryesinë e Partisë.

 
Komisioni statutar

Komisioni statutar ndjek zgjedhjet brendapartiake në të gjitha nivelet, intervenon nëse ka shkelje statutare dhe ka për detyrë t’i interpretojë dispozitat e Statutit. Komisioni statutar përbëhet nga kryetari i komisionit dhe 4 anëtarë.

Skip to content