Forumi rinor i
Aleancës për Shqiptarët

Rreth nesh

FRASH ose Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët është organ i veçantë autonom në subjektin politik “Aleanca për Shqiptarët” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i themeluar në 3 Nëntor të vitit 2019 nga të rinjtë që u bashkuan për realizimin e synimeve të përbashkëta. Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët është i shtrirë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gëzon 28 degë aktive. 

Misioni dhe përgjegjësia jonë është që të bëjmë ndryshime rrënjësore politike dhe sociale në Maqedoninë e Veriut duke i dhënë prioritet barazisë etnike, lirisë politike, arsimit, drejtësisë, mirëqenies ekonomike dhe sociale, gjithnjë përmes kyçjes së të rinjëve në vendimmarrje.

Çfarë synojmë ne?

Jetësimi i demokracisë

FRASH është për një shoqëri të lirë, që krijon mundësi pjesëmarrjeje në proceset demokratike për të gjithë të rinjtë shqiptarë . Nxitja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset politike dhe vendimarrëse është një domosdoshmëri dhe mundësi për të ndikuar në cilësinë dhe shpejtësinë e zhvillimit të demokracisë.

Avancimi i pozitës së të rinjve

FRASH punon për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për shqiptarët, në veçanti për të rinjtë dhe të rejat të cilët duhet të avancohen mbi parime të mundësive të barabarta, të bazuar në kapacitetet njerëzore më të mira, dije, punë dhe arsim, të aksesueshëm për të gjithë, pavaresisht statusit shoqëror, mundësive ekonomike, apo përkatësisë etnike.

Zhvillim i qëndrueshëm

Ne besojmë se zhvillimi ekonomik arrihet me rishpërndarjen e barabartë e të mirave dhe shërbimeve publike, ku çdo individ duhet të përfitojë lirisht nga këto të drejta dhe jo të përjashtohet nga to. Kjo arrihet duke siguruar të drejtat e çdo të reje dhe të riu që të jetojë, arsimohet dhe punojë me dinjitet të plotë në vendin e tij

Kryesia

Emri Mbiemri

Emri Mbiemri

Skip to content