Historiku

2015
Themelimi i partisë

Fillimisht nisi rrugëtimi si Lëvizje për Reforma brenda PDSH-së, ku synim ishte demokratizimi dhe kultivimi i vlerave të meritokracisë. Në vitin 2015, zyrtarizohet partia "Aleanca për Shqiptarët", e prirë nga kryetari Ziadin Sela. Aleanca për Shqiptarët është parti politike e qendrës së djathtë e cila ka për qëllim kryesor arritjen e barazisë së plotë kombëtare midis shqiptarëve dhe maqedonasve në të gjitha fushat, nga investimet, deri tek përfaqësimi institucional, qasja e drejtë në institucionet shtetërore, punësimi, infrastruktura dhe rritja e nivelit të vetëdijes kombëtare.

2016
Hyrja në parlament

Në vitin 2016, Aleanca për shqiptarët garoi për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme duke dalë si forca e tretë më e madhe në mesin e partive politike shqiptare me 16.6% të votave shqiptare dhe tre deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Aleanca për Shqiptarët, në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtarë në Maqedoni, ka luajtur një rol të madh në arritjen e 61 deputetëve të nevojshëm për të formuar një shumicë të re dhe duke i dhënë fund të krizës dyvjeçare të gjatë politike që pasoi skandalin e përgjimeve dhe që përfshin figura kryesore të dekadës së regjimit VMRO-DPMNE – Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Aleanca për Shqiptarët mori pjesë në qeverinë e re me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe Zëvendës Ministra për Punë të Jashtme, Transport dhe Komunikim, dhe Punë dhe Politikë Sociale. Në muajt e parë të qeverisë së re, Aleanca për Shqiptarët zbatoi një strategjie solide reformatore, duke vënë përgjegjësi, transparencë dhe përfshirje në qendër të veprimeve të qeverisë. Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët, u konfirmua në sondazhin e Institutit Ndërkombëtar Republikan të Shtatorit 2017, si ministri i cili gëzonte mbështetjen më të madhe politike me 25%, madje edhe përpara vetë Kryeministrit.

2017
Fitorja në 3 komuna kyçe

Aleanca për Shqiptarët për herë të parë në nivel komunal në Maqedoni garoi në zgjedhjet vendore të nëntorit 2017. Fushata u karakterizua me tensione të shumta nga partnerët qeveritarë, LSDM dhe BDI e cila kishte hyrë në koalicione kundër Aleancës për Shqiptarët në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë, pasi tanimë ishte shumë e qartë se Aleanca për Shqiptarët ishte bërë e vetmja alternativë e majtë pas pesëmbëdhjetë vjet të qeverisjes së BDI-së qeverisje kjo që ka çuar shqiptarët drejt varfërimit. Pavarësisht fushatës jashtëzakonisht agresive nga LSDM dhe BDI dhe zgjedhjeve të karakterizuara me shumë parregullsi, Aleanca për Shqiptarët fitoi garën për kryetar të Gostivarit, Bogovinës dhe Vrapçishtit, dhe në përgjithësi duke fituar 23% të votave shqiptare dhe një numër të konsiderueshëm të vendeve në kuvendet lokale të komunave të banuara nga shqiptarët.

2018
Kongresi i parë

Në mars 2018, Aleanca për Shqiptarët mbajti kongresin e saj të parë, ku zgjodhi strukturat e saj të nivelit qendror, e miratoi Statutin e saj të përditësuar dhe platformën politike të Aleancës për Shqiptarët 2018-2022, duke e bërë atë më të fortë, më të sigurt dhe më të përgatitur se ndonjëherë në arritjen e qëllimeve kryesore politike.

2019
Themelimi i FRASH

Me 3 nëntor 2019 u mbajt konferenca e parë e Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. Në një garë fer dhe demokratike, Omer Ajdini u zgjodh kryetar i ri i Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. Në konferencën e organizuar Omer Ajdini, kundrejt dy kandidatëve tjerë mori shumicën e votave nga 600 delegatë.

2020
Katërfishimi i partisë

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020, që shënuan parregullsi të theksuara të dokumentuara edhe nga OSBE ODIHR, Aleanca për Shqiptarët kandidoi në koalicion me Alternativën nën platformën e përbashkët ” Shtet për të gjithë”. Në këto zgjedhje siguruam 12 deputetë në Kuvend apo 8,95% të votave të përgjithshme ose 40,76% të votave në mesin e listave shqiptare. 8 deputetët e Aleancës për Shqiptarët mbeten opozita e vetme shqiptare që qëndroi stoikisht në fjalën e dhënë popullit. 

Skip to content