Ziadin sela

Biografia

Ziadin Sela është kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në dhjetor 2016, një funksion që ai kishte mbajtur në vitet 2011-2013, para se të zgjidhej kryetar i komunës së Strugës (2013-2016).

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përveç përgjegjësive të tjera si deputet, Ziadin Sela është anëtarë i Komisionit për Financim dhe Buxhet, Komisionit për Marrëdhëniet Ndër-Komunitare dhe Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndëretnike.

I lindur më 1 nëntor 1972 në Livadhi, Strugë, Ziadin Sela u diplomua si doktor i mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe është i specializuar në mjekësinë e brendshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Shkupit. Para angazhimit të tij aktiv në politikë, Ziadin Sela mbante funksione të ndryshme në sistemin shëndetësor të Maqedonisë, veçanërisht si Drejtor i Inspektoratit Sanitar Shtetëror dhe si mjek në Spitalin e Qytetit Strugë dhe Qendrën Emergjente.

Ziadin Sela është i martuar dhe është babai i dy fëmijëve. Ai flet shqip, maqedonisht, anglisht dhe italisht.

Kontakto në:

Skip to content