Naim Bajrami pjesë e trajnimit të dedikuar për nënpunësit shtetëror dhe publik “Qeverisja e mirë në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”

Sot pata nderin të jem pjesë e trajnimit të dedikuar për nënpunësit shtetëror dhe publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, nën organizimin e MSHIA, së bashku me DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë.

Duke ju uruar punë të suksesshme të pranishmëve, theksova rëndësinë e trajnimeve të tilla për forcimin e kapaciteteve kombëtare për ballafaqim me kërcënimet kibernetike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike, të cilat janë prioritet për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çdo trajnim përbëhet nga disa tema që krijohen për një target grup specifik dhe synojnë ngritjen e nivelit të njohurive në fushën e sigurisë kibernetike dhe rrjedhimisht ngritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në institucion, ndër synimet strategjike janë: Ndërtimi i një infrastrukture TIK rezistente ndaj kibernetikës, identifikimi dhe zbatimi i zgjidhjeve të përshtatshme për mbrojtjen e interesave kombëtare, promovimi i kulturës së sigurisë kibernetike për të ngritur ndërgjegjësimin e opinionit publik për kërcënimet kibernetike, si dhe ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të nevojshme mbrojtëse kombëtare, si dhe reduktimin e rreziqeve të mundshme në hapësirën kibernetike.

Shpërndaje

Skip to content