Kongresi IV i jashtëzakonshëm zgjodhi Ziadin Selën, Kryetar të Aleancës për Shqiptarët

Kongresi IV i jashtëzakonshëm zgjodhi Ziadin Selën, Kryetar të Aleancës për Shqiptarët

Nga 591 delegatë të pranishëm në Kongresin IV të jashtëzakonshëm, me votë unanime, Ziadin Sela u zgjodh Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Paraprakisht delegatët miratuan iniciativën e Kuvendit të Partisë, për shkarkimin e ish kryetarit, Arben Taravari, për shkak të shkeljeve të shumta statutare të cilat janë konstatuar nga komisioni statutaro-juridik dhe të njëjtat u shpalosën para delegatëve.

Të pranishmëve në Kongresin e sotëm, ju drejtuan Nënkryetarja, Ilire Dauti, Sekretari Organizativ, Isen Shabani, Kryetarja e Asamblesë, Vjollcë Berisha, Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga dhe në përmbyllje, pas marrjes së besimit të delegatëve, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari, Ziadin Sela.

Kryetari Sela u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm në mbrojtjen dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët, si shtëpi e gjithë anëtarëve dhe gjithë shqiptarëve, si dhe do të mbrojë të gjithë anëtarët e denjë të partisë të cilët nuk e braktisin shtëpinë për asnjë çmim. Ai u shpreh i bindur se edhe këtë sfidë, si shumë sfida të tjera, ASH do ta tejkalojë me sukses dhe do të triumfojmë.

Në Kongresin e sotëm u miratuan edhe ndryshime statutare me propozim të komisionit statutaro-juridik dhe me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm.

Shpërndaje

Skip to content