Bujare Abazi

Biografia

Bujare Abazi është inxhiniere në shkencat e aplikuara (shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike)  – Fakulteti i Shkencave të Komunikimit në Zagreb dhe magjistre e ekonomisë – Universiteti Shtetëror i Tetovës.  Aktualisht është Drejtore e Postës së Maqedonisë. Paraprakisht ka pasur një karierë të gjatë dhe të sukseshme në Postën e Maqedonisë, ku ka punuar që nga viti 2000.
Bujare Abazi u zgjodh anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2021 ndërsa në nëntor të po atij viti u emërua zëvendëskryetare e qytetit të Shkupit, nga i cili rol dha dorëheqje në vitin 2022.

Kontakto në:

Skip to content