Triumfi Absolut i Fasadës mbi Përmbajtjen…!?

Triumfi Absolut i Fasadës mbi Përmbajtjen…!?

Jemi dëshmitarë të Triumfit Absolut të Fasadës mbi Përmbajtjen në Komunën e Strugës, sidomos këtyre ditëve kur në media publike të shkruara, më së miri mund të vërehej një informacion zyrtar mbi borxhin e Komunës së Strugës dhe Ndërmarrjeve Publike që funksionojnë në Komunën e Strugës.

Dhe krejt këtu mund të konstatohet “suksesi” i Kryetarit Merko në mandatin e katërt për kaq vite dhe tarafit të tij me poste të drejtorëve të ndërmarrjeve komunale në Komunën e Strugës dhe në veti të anëtarëve të bordeve udhëheqëse të ndërmarrjeve komunale që veprojnë në Komunën e Strugës, që me “kapacitetet ekselente” të tyre çdo ditë e zhysin Strugën dhe ndërmarrjet publike në Strugë dhe të formuara nga Komuna e Strugës, në borxhe galopante, me rreth 11.000.000,00 euro.

E “mira” e gjithë kësaj katrahure, në krye me “regjisorin” e famshëm qëndron në faktin se nga i gjithë ky borxh i krijuar në Strugë, pasurohen kryesisht pesë persona në kurriz të 50.000 qytetarëve struganë, kurse në fund i gjithë borxhi mbetet të paguhet nga djersa e qytetarëve të ndershëm të Strugës.

#ndryshim
#stopkrimit
#Transparencë

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

Shpërndaje

Skip to content