Përmbushet edhe një zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga, miratohet Ligjii për menaxhim me pronë të konfiskuar

Përmbushet edhe një zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga, miratohet Ligjii për menaxhim me pronë të konfiskuar

Kuvendi e miratoi Ligjin për menaxhim me pronë të konfiskuar, përfitim pronësor dhe sende të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse.

Qëllimi është të mundësohet procedurë e shpejtë dhe efikase në të cilën prona e konfiskuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor të shitet me sukses dhe do të mundësojë kthimin e mjeteve dhe pronës së fituar në mënyrë kriminale.

Konfiskimi i suksesshëm nënkupton përfundimin dhe rrumbullakimin e suksesshëm të procedurave të zhvilluara më parë në prokuroritë publike, në organet e tjera dhe në gjykata.

Me zgjidhjet e reja ligjore tejkalohen problemet e përcaktuara, përmes vendosjes së mekanizmave të rinj në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për veprim me këtë materie.

Ndryshe, ky ishte një nga zotimet e Aleancës për Shqiptarët dhe Ministrir të Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë marjes së detyrës si ministër, si pjesë e përkushtimit të tij për reforma në sistemin e drejtësisë në vend dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Shpërndaje

Skip to content