NJË HAP PARA – DY MBRAPA …!?

NJË HAP PARA – DY MBRAPA …!?

Pa pasur qëllim të përfshihemi në situatën e krijuar në lidhje me Pllakën Përkujtimore të Republikës së Kosovës në Strugë, me të cilën bëhet politikë ditore për poena politike nga një parti politike në nivel lokal në Strugë, dua të paraqes para jush se më datë 27.10.2022 Këshilltarët e Këshillit të Komunës së Strugës, duke respektuar edhe parimin e Badenterit, votuan Vendimin për vendosjen e Pllakës përkujtimore të inicuar nga Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, në shenjë faleminderimi të popullit të Kosovës për solidaritetin dhe respektin ndaj vëllezërve dhe qytetarëve të Strugës për strehimin e familjeve të tyre në Strugë në momente të luftës.

Kur të gjithë menduam se kjo ide faleminderimi kaq e sinqertë dhe fisnike nga populli i Kosovës ndaj qytetarëve të Strugës, do të bëhet realitet, mes tjerash ne kuptuam se mbas shumë viteve kaluam edhe komplekset tona politike ditore të mëhershme, por situata përsëri po komplikohet.

Situata e krijuar po nxjerrë në pah dy çështje :

1. OBRM – PDUKM ( VMRO – DPMNE ), pasi ka parashtruar kërkesë për vlerësimin kushtetues të vendimit të marë në Këshillin Komunal të Strugës edhe pse ka respektuar parimin e Badenterit, dëshmon faktin se edhe pse kaluam mbi 30 vite të jetuarit në “sistem demokratik” akoma e ka të vështirë të çlirohet nga komplekset nacionale apo mendësisë së Gruevskit. Komplekse të cilat mbajnë peng gjithë shtetin në eurointegrime, krijojnë pasiguri dhe zhvillim modern, dhe që drejtëpërsëdrejti paraqitet faktor që ndikon në emigrimin e qytetarëve, dhe

2. Dëshmon mos angazhimin dhe joseriozitetin e Komunës së Strugës, e cila pas miratimit të Vendimit në fjalë nevojiteshte të ndërmarrë masa për përgatitjen dhe aprovimin e dokumentacionit teknik me Aktvendim për realizimin e Vendimit të marrë në Këshillin Komunal të Strugës me Badenter. Këtë obligim të Komunës për realizimin e Vendimit akoma nuk kemi informacion a është realizuar e cila si e tillë mund të bëhet problematike në procedurë.

Komuna e Strugës që duhet të jetë menaxhues i këtij procesi, për shkak të mos azhurnimit, mospunës së saj dhe improvizimeve joligjore ka mjaft përvoja jo të mira në ndërtimin e instalimeve të këtilla e që në fund mbeten të pa kryera, për faj të Komunës, shembull përmendorja e Komandant Strugës.

Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë!
Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

Link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid03zkELAeG6SwWHN1ZUrxAbimwdAFogUApwQaG3fxFpo8MajcZJpMyhsAgowkrirvbl&id=100082328655055&mibextid=Nif5oz

Shpërndaje

Skip to content