Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga: Së shpejti fillojnë zgjidhjet pozitive në drejtësi

Lloga: Së shpejti fillojnë zgjidhjet pozitive në drejtësi

“Maqedonia po kalon pjesën më të rëndësishme të historisë së saj dhe ka sfidën më të madhe politike, që janë ndryshimet kushtetuese. Po ashtu sfida tjera janë në gjyqësi dhe prokurori, ku duhet të ketë reforma, në mënyrë që këto institucione të jenë më transparente dhe më llogaridhënëse, si dhe të jenë në shërbim të qytetarëve”.

Këtë mes tjerash e tha ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një intervistë ekskluzive për Telegrafi Maqedoni. Ai deklaroi se është i vetëdijshëm se është udhëheqës i ministrisë më të vështirë në vend, por u shpreh optimist se shumë punë do të zgjidhen për të mirë.

Shpërndaje

Skip to content