Mexhiti: Sot nisim një rrugëtim të ri së bashku, për të ju dhënë qytetarëve shërbime shëndetësore që do të jenë në historinë e Ministrisë së Shëndetësisë

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot nisim një rrugëtim të ri së bashku, për të ju dhënë qytetarëve shërbime shëndetësore që do të jenë në historinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Jam këtu për të vazhduar rrugën e mentorit tim në këtë ministri, profesor Arben Taravari. Këtë rrugëtim do ta ecim së bashku me qytetarët, mjekët, motrat medicinale, ekspertët dhe mediumet, që të gjithë të japim kontributin tonë të përbashkët për sistem më të mirë shëndetësor.

Unë si ministër do të angazhohem që qytetarët të marrin shërbimin e duhur, mjekët të marrin nga ministria trajtim të dinjitetshëm dhe stafi tjetër të ketë kushte maksimale pune.
Së bashku do ta shërojmë sistemin shëndetësor.

Me respekt,
Dr. Fatmir Mexhiti

Shpërndaje

Skip to content