Gjykatat fshehin të vërtetën dhe mbrojnë fajtorët për Llaskarcën dhe Besa Transin

Linku: https://fb.watch/g-gn1XLigu/

ASH konferencë për media për tragjedinë e Llaskarcës dhe Besa-Trans në Bullgari

Sot i gjithë opinioni ishin dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal, se nuk është kryer superekspertiza.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo superekspertizë është shpikur pikërisht për këtë qëllim, për të shtyrë seancat dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbushën 1 vit edhe nga tragjedia me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari.

As ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit.

Aleanca për Shqiptarët apelon tek organet e drejtësisë që t’i japin fund talljes me viktimat dhe familjarët e tyre. Këto raste skandaloze e bëjnë të domosdoshëm vetingun dhe reformën rrënjësore në gjyqësor, prokurori dhe organet e tjera të sistemit shtetëror.

Shpërndaje

Skip to content