Filmologu Arsim Leskovica, një pasuri shtesë në thesarin e Aleancës për Shqiptarët

Filmologu Arsim Leskovica, një pasuri shtesë në thesarin e Aleancës për Shqiptarët

Jemi të nderuar që Aleancës për Shqiptarët iu bashkëngjit edhe Arsim Leskovica, filmolog, i punësuar në Institucionin Nacional “Kinoteka e Maqedonisë së Veriut” me 18 vjet përvojë pune.

Këtë vit, me dhënien e provimit para komisionit të Ministrisë së Kulturës mori titullin filmolog i lartë.

Puna e filmologut është të mbledhë, mbrojë, përpunojë e të promovojë trashëgiminë audiovizuale të vendit.

Çdo segment të këtij profesioni, Arsimi e kryen me pasion. Tekstet për filmin, teorinë e saj dhe mënyrën e ruajtjes së shiritëve filmikë, i ka të botuara në revistën profesionale filmike “Kinopis” dhe në disa revista tjera në gjuhën shqipe.

Thuajse 80% të filmave artistikë dhe dokumentarë, nga gjuha maqedonase i ka përkthyer në gjuhën shqipe.

Profesionin e ligjërimit për gjuhën e filmit e ushtron kohë pas kohe edhe në ligjëratat para nxënësve e studentëve të shkollave shqipe të vendit.

Studimet universitare i ka mbaruar në gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij”. Pas dhënies së provimeve me notat dhjetë, tani është në përgatitje të temës së magjistraturës në Universitetin “Europa Prima” me titull:

Ndikimet e doktrinave filozofike dhe religjioze në film, me shembuj nga kinematografia e Maqedonisë.

Arsim Leskovica është 37 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Shpërndaje

Skip to content